Dhjetori i festave në Kukës, kryeministri Rama ndan pamjet

Qyteti i Kukësit është veshur me ngjyrat e festave.

I dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe, Kukësi është gati për të pritur festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi dhe rrugët e qytetit të Kukësit, të ndriçuara tërësisht nga dekorimet e festave.

Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Kukësi është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.

Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet.

Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike.