Messi fiton çmimin 'MVP' në MLS, por nuk gëzon: Ëndrra ishte të fitoja titullin me Inter Miami

Lionel Messi ka fituar çmimin MVP (lojtari më i vlerësuar) i “Major League Soccer” (MLS). Një arritje e madhe për të, por që nuk ka mjaftuar për të siguruar titullin kampion me Inter Miami.

Edhe pse Messi ka pasur një ndikim të madh në sezonin e rregullt, duke ndihmuar skuadrën të arrijë rezultate të mira, Inter Miami u eliminua nga Atlanta United në fazën e fundit të “play off”-it.

Megjithatë, për Messi, qëllimi është i qartë. Ai synon të kthehet më i fuqishëm dhe të tentojë të fitojë titullin sezonin e ardhshëm. Pas marrjes së çmimit, argjentinasi tha: "Jam shumë i lumtur që luaj këtu, çdo ditë. Jam shumë i lumtur në këtë qytet, në këtë klub që po rritet.

Do të më kishte pëlqyer ta merrja këtë çmim në një situatë tjetër, duke luajtur finalen javën e ardhshme. Sidoqoftë, futbolli është i tillë, duhet të kalosh kufijtë e vetvetes çdo ditë. Këtë vit kishim një ëndërr të madhe; të bëheshim kampionë të MLS.

Nuk ndodhi, por vitin e ardhshëm do të kthehemi më të fortë për të tentuar përsëri".

Këto fjalë tregojnë angazhimin e 8 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe përkushtimin për të arritur suksese në sezonin tjetër me Inter Miami.

Messi fiton çmimin 'MVP' në MLS, por nuk gëzon: