Zyrtare/ Mbrojtësi konfirmon largimin nga Partizani

Vangjel Zguro ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka prishur kontratën me Partizanin.

“Faleminderit Partizani, suksese në vazhdim”, shkruan Zguro që bëhet kështu largimi i parë nga “demat”.

Dhe pse jemi në fillimin e dhjetorit, dukej çështje kohe largimi i mbrojtësit 31-vjeçar. Ndeshja e fundit, kur bënte pjesë në skuadër ishte pikërisht derbi me Tiranën më 21 shtator.

Pas atij takimi, ishte pikërisht Zguro që shprehu pakënaqësi ndaj Veselinoviç për minutat e marra. Më pas kryeqytetasit e nxorën jashtë planeve të ekipit të parë.

Me fanellën e “demave” luajti tri ndeshje si titullar në Europë dhe një tjetër u aktivizua nga zëvendësimi. Ndërkohë në Superiore pati dy ndeshje si titullar dhe të fundit si zëvendësues.