Broja, dhe një javë kohë
Sulmuesi shqiptar Armando Broja duket se është kthyer në formën e tij në kampionatin anglez. Megjithatë, talenti shqiptar do të ketë dhe një javë kohë për tu stërvitur dhe për të qenë edhe më shumë i gatshëm në ekipin e Everton ku edhe është huazuar. Ndeshja me ekipin që kryeson ligën angleze Liverpool është shturë për shkak të kushteve atmosferike.
Në deklaratën për mediet thuhet se për shkak të Stuhia Darragh janë marrë masa sigurie duke anuluar dhe përballjen e futbollit.
Megjithatë do të jetë data 14 kur Broja pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen me arsenal që mban vendin e tretë.
Në fakt debutimin e parë sulmuesi e bëri në ndeshjen ndaj Wolves ku ekipi i tij fitoi me rezultatin katër me zero.
Edhe pse në fushë qëndroi në 7 minutat e fundit 23-vjeccari tregoi aftësitë e tij në sulm madje dhe duke krijuar një rast për shënim por pa mundur ta dërgojë topin në rrjetë.
Paraqitja u vlerësua jo vetëm nga drejtuesit por edhe nga tifozët, që e shohin si një shtyllë të fortë për të realizuar gola dhe për të arritur fitore në mënyrë që ekipi të ngjitet në tabelën e renditjes ku aktualisht është në vendin e 15 me 14 pikë.
Everton mori shërbimet e Brojës në formë huazimi nga Chelsea, në momentet e fundit të merkatos së verës.
Për shkak të dëmtimit në ligament për tre muaj ai qëndroi larg fushës së blertë.
Nëse në këto ndeshje ai do të ketë paraqitjen e duhur, Everton ka të drejtën e blerjes së kartonit kundrejt 30 milionë eurove

