S'ka vend për Eriksen te Manchester United, në verë pritet të largohet falas nga "Old Trafford"

Christian Eriksen (32 vjeç) ka qenë titullar në njërën prej dy ndeshjeve të para të trajnerit të ri Amorim te Manchester United, duke qëndruar në stol në tjetrën (ndeshjen e ‘Europa League’ kundër Bodo Glimt).

Megjithatë, atmosfera që e rrethon atë tregon se për ish-lojtarin e Interit nuk ka vend në planet e ardhshme të drejtimit të ri teknik te "Djajtë e Kuq".

Kontrata e mesfushorit danez me Manchester United skadon më 30 qershor dhe, sipas “Sky Sports Deutschland”, nuk pritet të ketë një propozim rinovimi nga klubi i Premier League.

Për këtë arsye, nëse nuk shitet në janar, do të largohet falas në verën e ardhshme. Ndërkohë, Manchester United po punon për të përforcuar mesfushën e Amorim, duke kërkuar lojtarë klasikë, edhe krijues. Për Eriksen, duket se nuk ka më vend.