Itali-Gjermani në ‘San Siro’; gjermanët do të përgjigjem me një stadium tjetër të madh...
Italia dhe Gjermania do të përballen në një klasike të madhe europiane, e vlefshme për çerekfinalet e “Nations League”. Ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, më 20 mars, në orën 20:45.
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) vendosi të rikthehet në stadiumin e njohur të Milanos pas suksesit të ndeshjes kundër Francës më 17 nëntor, ku mitiku në fjalë ishte i mbushur plot, me 68.000 spektatorë, duke vendosur një rekord të të ardhurave për një ndeshje të kombëtares axurre. Mbështetja e zjarrtë e tifozëve në atë rast ishte faktor kyç në këtë zgjedhje.
Gjermania, nga ana tjetër, planifikon ta përballojë këtë sfidë në një nga stadiumet e saj më prestigjioze. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka kërkuar disponueshmërinë për dy stadiume ikonike: “Olympiastadion” në Berlin dhe “Signal Iduna Park” në Dortmund. Vendimi pritet të zyrtarizohet së shpejti, për të pritur ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet tri ditë më vonë, më 23 mars, në tokën gjermane.
Italia dhe Gjermania kanë një histori të gjatë rivaliteti futbollistik dhe luajnë gjithmonë në stadiume të mëdha, që të garantojnë atmosferë elektrizuese. Ky duet çerekfinal është një nga më të shumëpriturit e “Nations League”, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

