Rinovimi i kontratave, Bayern Munich “lan në ar” Musiala-n, “zbutet” edhe Davies
Ndërkohë, një ndryshim drastik ka marrë çështja Alphonso Davies. Talenti kanadez ishte me një këmbë jashtë Bayern, por situata ka ndryshuar totalosht, aq sa Sky Sport shkruan se Davies është shumë pranë rinovimit të kontratës.
Anësori është rikthyer sërish të luajë në nivele të larta, ka rifituar vendin e titullarit, ndërsa Bayern dhe përfaqësuesit e tij po vijojnë negociatat.
Bayern i kishte ofruar fillimisht një kontratë të re deri në 2029 dhe 13-14 milionë euro në vit, përfshi këtu edhe bonuset, ndërsa përfaqësuesit e lojtarit kërkonin 20 milionë euro kesh në vit, në të kundërt kërcënonim se do të largohej falas në fund të këtij viti.
Gjithnjë sipas Sky Sport, palët janë afruar sërish këtë periudhë dhe nuk është aspak çudi që të gjejnë një akord për të rinovuar kontratën.

