VanHorn me përfaqësues të drejtësisë penale: Forcim i kuadrit ligjor për dhunën me bazë gjinore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 22:46
E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së, Nancy VanHorn në kuadër të “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u takua sot me përfaqësuesit kryesorë të sistemit të drejtësisë penale të Shqipërisë.
Në takim ishin të pranishëm prokurorë, koordinatorë për mbrojtjen e viktimave dhe oficerë të policisë gjyqësore.
Ambasada e SHBA-së bën të ditur se në takim u diskutua mbi përmirësimin e sistemeve të mbështetjes për viktimat, forcimin e kuadrit ligjor dhe vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë.
VanHorn përforcoi angazhimin e përbashkët për të çuar përpara drejtësinë, mbrojtjen dhe barazinë gjinore, duke siguruar që personat e prekur nga dhuna me bazë gjinore të marrin mbështetjen dhe drejtësinë që meritojnë.

