Teliti: Hapi i sotëm ishte i vonuar, SPAK duhet të nxitojë...
Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle sot në shtëpinë e Erion Veliajt, zyrat e fondacionit ‘Harabel’ të Ajola Xoxës dhe galerinë e artit ‘Naan’ nën pronësinë e fondacionit të gruas së kryebashkiakut të Tiranës.
Ndërsa SPAK kontrollonte banesën e tij, Erion Veliajt ndodhej në Hamburg, Gjermani, ku kishte ikur që dje.
Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ishte i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", i cili u shpreh se:
"Me ato që kemi parë sot në media, unë mund të them diçka, që mësymja e sotme ishte diçka e vonuar, pasi Kryetari i Bashkisë është ende në detyrë, Bashkia e Tiranës vazhdon ende të abuzojë me pronën dhe fondet publike dhe për atë që akuzohet sot Erion Veliaj, që është incenerator i Tiranës, aferat e '5D' apo dhe përfitimet personale të pasurisë ende asgjë nuk po shohim që të zbardhet konkretisht përsa i përket edhe ne publikut apo edhe ne të zgjedhurit vendor të cilët do të japim llogari para publikut se çfarë ndodh në Bashkinë e Tiranës. Gjithsesi është një hap para."
