Conceiçao i ka bindur të gjithë, Juventusi merr vendimin për lojtarin e huazuar nga Porto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 22:50
Një huazim i shkëlqyer dhe me fitim të madh. Kështu mund të quhet kalimi i talentit Francisco Conceiçao te Juventusi.
Gazeta prestigjioze italiane, “La Gazzetta dello Sport”, raporton se Juventusi është bindur plotësisht për aftësitë e sulmuesit anësor dhe është gati ta blejë përfundimisht.
Në verë, djaloshi u huazua nga Porto për 7 mln euro. Për blerjen e tij përfundimtare duhen 30 milionë euro dhe Juventusi ka në plan t’i paguajë brenda merkatos së janarit.
Interesant është fakti se Juventusi nuk ka një klauzolë të shkruar në kontratën e lojtarit, por ka rënë dakord parimisht dhe Porto nuk do të shfaqë asnjë problem.

