Trajneri i Evertonit lavdëron Brojën: Është i uritur për të lënë shenjë

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka lavdëruar Armando Brojën për paraqitjen e tij në ndeshjen e të mërkurës në darkë ndaj Wolverhampton.

Sulmuesi shqiptar hyri në fushën e lojës vetëm në minutat e fundit të sfidës kur rezultati ishte 4-0, por ai tregoi sinjale mjaft të mira me shpërthimet e tij të shpejta duke krijuar vazhdimisht rrezikshmëri pranë portës kundërshtare.

Ai ka marrë duartrokitje nga tifozët, por edhe elozhe nga trajneri Shon Dajç, i cili e vlerësoi në fjalët e tij sot, duke theksuar se Broja kishte treguar se sa uri kishte për të bërë emër në radhët e klubit.