“Topi i Artë” Rodri bën drejtorin sportiv, sugjeron lojtarin e tij të preferuar për merkaton e Guardiolës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 23:05
Edhe pse i dëmtuar deri në fund të sezonit, Rodri, fitues i “Topit të Artë”, ka ndikim me peshën e fjalëve të tij te Manchester City.
Një nga senatorët besnikë të Pep Guardiolës ka këshilluar klubin për blerjen e sulmuesit të tij të preferuar, shok skuadre në kombëtaren e Spanjës, Nico Williams.
Verën që lamë pas, kampioni i Europës u kërkua me ngulm nga Barcelona, por klubi i tij, Athletic Bilbao, nuk pranoi ta shesë djaloshin e artë për asnjë shifër të ofruar.
Rodri ka këmbëngulur që City të sigurojë shërbimet e Nico Williams në merkaton e verës. Ai e ka shok të ngushtë sulmuesin dhe beson se vlerat e tij janë të jashtëzakonshme.

