''Pagesat varionin nga 1350 deri në 1700 dollarë'', Softa: Aplikacioni ''Matrix'' më i sofistikuar se ''Encrochat'' dhe ''Skyecc''
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se aplikacioni ‘’Matrix’’ ishte më i sofistikuar dhe më i kompletuar se sistemet ‘’Encrochat’’ dhe Skyecc’’.
Softa u shpreh se pagesat për këtë aplikacion varionin nga 1350 deri në 1700 dollarë.
Softa: Aplikacioni ‘’Matrix’’ është një nga aplikacionet e përdorura nga grupet kriminale për të komunikuar midis tyre për aktivitete të ndryshme kryesisht të tipit kriminal.
Pas rënies së sistemeve të para pra ‘’Encrochat’’ dhe ‘’Skyecc’’, sistemi ‘’Matrix’’ ishte më i sofistikuar, ishte më i kompletuar dhe madje shoqërohej edhe me telefona iteligjentë të cilët ishin pothuajse të pa deportueshëm deri në momentin që po flasim.
Pjesëmarrja e grupeve është e një niveli të frikshëm për shkak të karakteristikave të tij.
Këto janë telefona inteligjentë që mendohet që janë prodhim i fundit ku baza e prodhimit të tyre është një kompani me bazë në Maltë.
Janë telefona të kodifikuar dhe kanë një aplikacion i cili është i parapaguar.
Pra është i parainstaluar dhe i parapaguar ku vlerat shkonin nga 1350 dollarë deri në 1700 dollarë ku pagesat bëheshin në kriptomonedha.
Ishte rastësia e kapjes së një autori i cili më pas u dënuar për vrasjen e një gazetari në Holandë ku policia holandeze vuri re se në këtë telefon pas hapjes së kodit të tij vuri re një aplikacion i cili ishte i koduar.
Ky ishte moment i fillimit për të kuptuar se çfarë ishte ky aplikacion dhe një informacion i tillë ka pasur edhe në Shqipëri nga Nuredin Dumani.
Edhe ai ka deklaruar këto vite se ne porositë për vrasjen e biznesmenit të shkollës ‘’Wilson’’ e kemi bërë nëprmjet këtij aplikacioni që sapo e thamë.
