Partitë e vogla duan lista të hapura, Andoni: Kërkesa është e drejtë, por koha është e pamjaftueshme
Analisti Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se kërkesa e partive të vogla për lista të hapura është e drejtë por koha është e pamjaftueshme.
Andoni: Parimisht është jashtëzakonisht e drejtë që partitë në vendin tonë për peshën që kanë gjithmonë e më të vogël madje edhe dy partitë e mëdha gjithmonë e më shumë kanë peshë të vogël në publik.
Ndërsa partitë e reja duan të konfirmohen dhe është e drejtë që invididët e tyre politikë ti përballin në lista të hapura.
Për fatin e keq me kohën në dispozicion unë mendoj se është e pamundur.
Dhe besoj se një përgjigje të tillë, një interpretim të tillë do bëjë edhe Gjykata Kushtetuese llogjikisht.
Ndërsa përsa i përket këtij zgjimi të këtyre partive të vogla që në fakt ka kohë që insistohet por mendoj se është thjesht gjetja e një kauze për identifikimin real të tyre.
Pra kërkesa është e drejtë por koha është e pamjaftueshme.
