“Hetim parlamentar për Portin e Durrësit”, Berisha: Dosjet e krimit elektoral, do i çojmë në Strasburg

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së u shpreh se do kërkojnë Komision Hetimor parlamentar për Portin e Durrësit dhe se dosjet e krimit elektoral që ka mbyllur SPAK sipas tij do t’i çojnë në gjykatat e vendit dhe më pas edhe në Strasburg. 

Berisha: Të nderuar, nga të gjitha aferat korruptive, nga viti 1990 gjer sot, afera më e madhe korruptive në historinë e këtij vendi është Porti i Durrësit.
Në raport me qytetarin, ky është ndëshkimi më i madh për qytetarët shqiptarë pas ndëshkimit që u ka bërë Enver Hoxha me bunkerët shqiptarëve.

Ai, për shumë vite, 30 përqind të buxhetit e futi në bunker, por dhe sado që përpiqen, po në qoftë se e konverton me dollarin e sotëm atë shpenzim, ai mund të jetë 5, 8 miliardë dollarë të groposura, të varrosura nga një paranojak në një kohë kur shqiptarët përjetonin urinë e zgjatur.

Por pas bunkerëve, nuk ka vjedhje më të tmerrshme, më të madhe se vjedhja me Portin e Durrësit.
Ne e kemi denoncuar, jemi përpjekur me të gjitha çfarë kemi pasur në dorë ne, e kemi dorëzuar edhe në prokurori dhe kudo, në Gjykatë Kushtetuese, por kjo nuk ka të ndalur.

Ky është një krim që nuk i është bërë ndonjëherë këtij vendi.
Porti i Durrësit, i cili pa asnjë lloj vështirësie arrinte kapacitetin 4 milion ton dhe, ne lamë një tender të gatshëm për thellimin e tij gjer në ankorimin e anijeve 50 mijë tonëshe nga një kompani e fuqishme gjermane.
Porti i Durrësit është porti më natyral i Shqipërisë.

Pse? Se është në distancën më të shkurtër për të gjithë mesin e Shqipërisë, që është shumica e popullatës, siç është Porti i Vlorës porti më natyral për jugun.
Por kjo është çmim, është kosto, kjo ka ndikim direkt në çmimin e çdo gjëje që importohet.

Tani çfarë thoshte Edi Rama? Thoshte që këtë portin e ri, shqiptarët nuk do harxhojnë një qindarkë, do e ndërtojë privati.
Tani na del se shqiptarët do harxhojnë 1.3 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri.

Përveç faktit se trojet tokësore dhe ujore, se ndërtohet Jaht Marina Durrës, trojet tokësore dhe ujore të portit shkojnë së paku 3 miliardë euro, ku sheiku Al Alabar, që investon gjithsej 70 milionë, me Edi Rama dhe botën e nëndheshme do të ndërtojnë 12.500 apartamente dhe 6 hotele superluksoze.

Tani, dua të shpreh një mirënjohje të madhe medieve gjermane, e cila në mënyrë të përsëritur po qëndron.
Fat i madh që mediat qëndrojnë në avokatinë e interesave publike të shqiptarëve dhe qytetarëve europianë.

Sot, ju e keni parë dhe lexuar, ato informojnë se afera po shkon drejt Ekuadorit, drejt klaneve shqiptare të drogës në Ekuador.
Po qe kështu, është Edi Rama. Ata thonë një oligark, jo, është Edi Rama. Oligarku mund të jetë bashkëpunëtor, por këtu është Edi Rama vetë.

Ne duhet të krijojmë një komision hetimor parlamentar.
Kemi luftuar për këtë, është bërë punë, janë bërë konference, janë bërë shumë veprimtari opozitare, por tani duhet të kërkojmë një komision hetimor parlamentar për të bërë transparencë gjer në fund.

Se të gjobisësh shqiptarët me 1.3 miliardë euro, po me ato 1.3 miliardë euro hajde të dyfishojmë menjëherë pensionet.
Të gjitha pensionet.

Dhe porti ja ku është, Porti i Durrësit është një mrekulli.
Është i vlerësuar nga Sekretariati i Transportit të KE me një rëndësi strategjike.
U përpoq të tërhiqte NATO-n, por NATO nuk ra në kurthet e Edi Ramës.

Imagjinoni ku shkon mendja e sëmurë e një njeriu, tërheq NATO-n në një nga aferat më korruptive.
NATO vetë ka pasur vlerësime të qarta për Portin e Durrësit, pasi në mënyrë të përsëritur ushtritë e NATO-s kanë zbarkuar në Portin e Durrësit për manovra shumë të mëdha që janë zhvilluar në Shqipëri.

Kështu që kjo është një moment, ky komision është i një rëndësie shumë të madhe.

Tani, kemi një problem tjetër.
Problemi i dosjeve që ne dorëzojmë në SPAK dhe mbylljes që u bën SPAK me urdhër të partisë, këtyre dosjeve.
Ka mjaft që mendojnë se, pse i dërgojmë, pse ne i japim kredibilitet, pse ne i bëjmë. Të gjitha ne i themi, se çfarë është SPAK, çfarë përfaqëson të gjitha këto.

Por ne kemi një arsye themelore, ne nuk jemi për një shoqëri parashtetërore. Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një diktaturë dhe mbi këtë vetëdije ndërtojmë luftën dhe betejën tonë. Jemi në diktaturë, dhe që është Skapi është vegël e diktaturës, për këtë nuk kemi asnjë lloj mëduyshje, por ne nuk dalim, nuk sillemi si në një shoqëri parashtetërore.

Ky është motivi kryesor se pse ne, se ne zbatojmë ligjin, jemi për shtetin ligjor. Ne jemi parti që, qëllimi ynë më kryesor është rivendosja e shtetit ligjor në Shqipëri.

Por tani të gjitha dosjet që Skrapi i partisë i ka mbyllur, të gjitha dosjet i kanë tejkaluar afatet ligjore, do ti drejtojmë në gjykata, duke paditur autorët e krimit elektoral dhe Skrapin si bashkëpunëtor të tyre që mbyll dosjet.

Nëpërmjet gjykatave ne ndjekim spiralin gjer në Strasburg. Strasburgu dosjet që nuk kalojnë në etapat gjyqësore të vendit nuk i pranon. Ne tani çdo dosje që ata i kanë mbyllur, ose në shkelje të ligjeve i kanë devijuar në prokurori tjetër, se ata shkelin ligjin. Se të dërgosh në Peshkopi dosjen e krimit elektoral do të lash duart me Uluziun.

Ndaj dhe ne këto dosje të gjitha do i përgatisë departamenti dhe sektori juridik i ynë, do të dorëzohen në gjykata dhe fillon padia ndaj tyre në gjykata, si bashkëautorë, ose si protektor e rënda elektorale dhe krimet e tjera që janë kryer.
Po. po.
Se ne jetojmë në kushtet e një regjimi që përfaqëson një sipërmarrje të përbashkët mes pushtetit dhe krimit dhe krimit dhe pushtetit.