Duka: Lufta ndaj nazi-fashizmit ndër epokat më të ndritura tonat, u rreshtuam me aleatët fitues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 21:45
Në “Drejt” nga Luan Rama, Profesor Ferit Duka tha se lufta ndaj fashizmit dhe nazizmit është ndër epokat më të ndritura dhe na ka vënë në anën e duhur të historisë.
Duka: Lufta ndaj fashizmit dhe nazizmit është ndër epokat më të ndritura dhe na ka vënë në anën e duhur të historisë. Kjo është e vërteta e madhe. Brenda saj ka edhe një të vërtetë se nuk ka diskutime se frenat e luftës e morën komunistët shqiptarë.
Kjo ndodhi se ishin forcë e re dhe nuk kishin lidhje me klasën politike tradicionale. Komunistët gjetën një terren të zbrazët sepse elita aktuale ishte e përçarë dhe ndarë. Një pjesë iku dhe një pjesë u bë me fashistët italianë. Prandaj Hoxha dhe komunistët gjetën një terren të pazënë.
