Xhufi: Në 29 nëntor 1944 u restaurua edhe pavarësia, ishim ndër popujt me rezistentë ndaj fashizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 21:39
Në “Drejt” nga Luan Rama, Historiani Pëllumb Xhufi tha se 29 nëntori 1944 restauroi edhe datën e pavarësisë së vendit, pasi rrezikohet sovraniteti aso kohe.
Xhufi: Me këtë rast kremtojnë dhe diskutojmë për çlirimin e vendit sikurse duhet në 29 nëntor. Kjo datë restauroi edhe pavarësinë Shqipërisë sepse kishim humbur sovranitetin dhe pavarësinë. Rrezikohej edhe copëtimi nëse nuk do rreshtohej në krahun e duhur.
Nëse i referohem historianëve botërore, dhe i kushton faje të tëra Shqipërisë dhe i rendisin shqiptarët si një ndër 4 popujt më të fortë në rezistencë në popujt e Evropës. Shqipëria përmendet pikërisht për pjesëmarrje në luftë dhe për tribunin e gjakut që kanë dhënë.