KUQ E Zi në SHBA, Nika: Aktivitet festive nuk mungojnë, nuk do të ndalemi së festuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 18:49
Përmes një interviste në Ora News, Naser Nika, kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane “Staten Island” tha se në SHBA shqiptarët kanë bërë përgatitje të shumta për të festuar pavarësinë e Shqipërisë.
Nika: Festojmë për pavarësinë e kombit tonë. Nuk mungojnë festimet, jemi duke festuar sot dhe nesër. Kemi porositur për shumë flamuj në rrugë. Shoqata nga vendi që vij unë e ka nesër mbrëmë bashkë me shoqata të tjera. Jemi duke ndihmuar për të pritur edhe mysafirë nga vendlindja për një natë të veçantë. Po presim edhe një delegacion nga Ulqini.