Dita e Flamurit/ Muhaj: Nuk jemi aty ku ëndërruam në pavarësi, kemi në mes të rrugës

Përmes një interviste në Ora News, historiani Ardian Muhaj tha se pavarësisë vendit ishte një nga projektet më të mëdha të vendit tonë.

Muhaj: Ai projekt që u nis sepse ishte pavarësi për gjithë shqiptarët, por fakti që nuk i kemi arritur funksionalizimit të këtij shteti të njohur si të pavarur dhe vetë fakti që të gjitha tabelat dhe treguesit e një shoqërie të shëndetshme dhe të përparuar, jemi më dobët se mesatarja e rajonit.

Edhe brenda kësaj Shqipërie të cunguar kemi në ngërç që na e dobëson dhe na vendos para një përgjegjësie të dukshme dhe një lloj fajësimi, që duhet ta pranojmë. Duhet të krahasohemi me lartësinë e atyre që e krijuan dhe ëndërruan një shqipëri. Jemi në mes të rrugës.