Dënimi i Berluskonit, kthehet në reklamë makinash në Gjermani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2013, 08:18
Shtatë vite burg? (për 4,5 milion euro) apo “Një ditë me një makinë sportive dyvendëshe! (për 143 euro)”?Këtë pyetje e ngre për klientët e mundshëm një kompani gjermane që jep makina me qera duke i vënë përballë një zgjedhjeje të pazakontë.Kompania ka shfrytëzuar bujën që bëri dënimi me shtatë vite burg i Silvio Berluskonit vetëm pak ditë më parë.Imazhi i liderit të partisë italiane PDL me një palë syze të errëta dielli është vendsur pranë një makine e markës Benz Mercedes.Ndërsa 4,5 milionë eurot e cituara i referohen parave që ish-kryeministri italian mund të ketë paguar për heshtjen e Karima El Mahroug, alias Ruby. Reklama është krjuar nga agjencia Jung von Matt, dhe është shfaqur në disa të përditshme gjermane.