E lumtur me martesën e saj

Ata rrallë herë shfaqen në publik, e aq më tepër bashkë.Preferojnë të jetojnë të veçuar në fermën e tyre në New Mexico.Por kësaj here paparacët ia kanë dalë mbanë për ti fotografuar aktoren Julia Roberts dhe bashkëshortin e saj Danny Moder në rrugët e New York City.Ata duken tepër të lumtur me njëri tjetrin, madje në 4 Korrik do të festojnë edhe 11 vjetorin e tyre të martesës.45-vjeçarja  e njohur më së shumti prej filmit "Pretty Woman" ,film i cili e çoi në majat e  klasifikimit si një prej aktoreve më të mira dhe më të paguara, në të cilin ka luajtur përkrah një emri të njohur të kinemasë, si Riçard Gere.Julia është shfaqur tepër stil e veshur e gjitha me të zeza ,madje edhe syzet.