FOTO – ALBUMI i një proteste të dh*nshme në 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët dhe qytetarët përleshen me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 19:06
Protesta e sotme e opozitës, e mbajtur në 5 vende të kyçe në Tiranë, është shoqëruar me tensione gjatë gjithë kohës.
Siç shikohet nga fotot deputetët opozitarë dhe protestuesit janë përplasur shpesh me policinë.
Policia nga ana e saj ka kërkuar që protestuesit të lirojnë rrugën, duke thënë se bllokimi i rrugëve është veprim antiligjor. Efektivët kanë përdorur edhe autobot me ujë e gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Ndërsa, protestuesit kanë thënë se ata kanë marrë leje për protestë dhe se gjithçka është e ligjshme.
NDIQNI TË GJITHA ZHVILLIMET NGA PROTESTA E OPOZITËS NË TIRANË

