28-29 nëntori, ku festojnë shqiptarët? Bedinaj: Nuk mungojnë rezervimet nga bashkëatdhetarët e Kosovës

Vasil Bedinaj, kryetar i tur-operatorëve në jug në një intervistë në Ora News u shpreh se në Vlorë është një atmosferë festive për festat e nëntorit.

Bedinaj: Është një atmosferë vërtet festive.

Gjithë Vlora pothuajse është veshur kuq e zi.

Do duhej të ishte më mirë por gjithsesi secili nga operatorët turistikë po ashtu edhe pushteti lokal e ka bërë atë punën e vet.

Me një program goxha të mirë dhe të larmishëm, ka pothuajse 4 apo 5 ditë që kanë filluar koncerte të ndryshme në shëtitoret apo Lungomaren e Vlorës.

Nuk mungojnë dhe rezervimet nga bashkëatdhetarët tanë të Kosovës që nuk mungojnë për këtë festë.

Ka pasur rezervime por në disa subjekte ka akoma hapësira të lira.

Pjesa më e madhe e hoteleve kanë dalë me ofertën që është një për të gjithë që është paguaj dy netë dhe përfito të tretën falas.