Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Një automjet ka përplasur për vdekje një 80-vjeçar. 

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50, në aksin rrugor "Shkodër-Koplik" automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.