Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në hyrjen e një pallati në Shëngjin, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 08:53
Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunës në Shëngjin.
Mësohet se një 38-vjeçar është dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
