Zgjedhjet 2025/ Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Për t'ju bërë edhe më shumë krenarë në sytë e botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2024, 14:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Britani të Madhe. Në kuadër të turit me diasporën, Rama po zhvillon takimin me shqiptarën në Britani, teksa është shprehur hapur duke kërkuar votën e tyre për zgjedhjet parlamentare të 2025.
‘Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.', tha Rama.
