Takimi në Londër, Rama për protestën jashtë godinës: Një grusht të verbërish te dera, të nxitur nga të verbërit në Tiranë

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër. Rama e nisi fjalimin e tij me protestën që po zhvillohet jashtë godinës ku po mbahet takimi. Kryeministri i cilësoi protestuesit si "të verbërit e nxitur nga të verbërit nga Tirana".

"Shqiptarë të Mbretërisë së Bashkuar. Faleminderit dhe mbase nuk me takon mua, por ju kerkoj ndjesë për një grusht të verberish te dera, që të nxitur nga të verbërit në Tiranë, kishin marrë me vete librin e shpise tonë e e bërtisnin aty përballë. Me keqardhje dhe pa asnjë dyshim që ata janë pjesë e familjes tonë të madhe. Une kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj.", tha Rama.