FOTO+VIDEO/ Borë, gurë dhe inerte në rrugë, mungon energjia në disa fshatra nga moti i keq në Qarkun e Kukësit

Orët e vona të mbrëmjes së të premtes u shoqëruan me stuhi e rrebeshe shiu, duke shkaktuar vërshime në rrugë e shkarje masive të gurëve dhe inerteve.

Rruga Kukës - Shishtavec u bllokua gjatë natës pas shkarjes të një masivi gurësh që ranë nga skarpata anësore në afërsi të fshatit Lojme. Fatmirësisht, në momentin e shkarjes nuk pati qarkullim mjetesh e qytetarësh.

Kompania sipërmarrëse ka nisur punën për largimin e gurëve nga rruga dhe sigurimin e skarpatës nga shkarje të tjera të mundshme.

Në lartësitë 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e shiut u kthyen në reshje bore, ndërsa temperaturat ranë ndjeshëm.

Energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona të Kukësit, Hasit e Tropojës, për të cilat po punohet nga grupet e punës të OSHEE-së.

Nga informacioni i marrë nga KMC mësohet se në territorin e Kukësit dhe Hasit kanë vazhduar reshje të dobëta bore, ku në Shishtavec shkon deri 3 cm, ndërsa deri në këto momente nuk ka reshje bore.

Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Edhe Rruga e Kombit po ashtu.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç  Nj. Adm Kolsh, Surroj, Arren dhe Malzi, fshatrat Topojan Breki dhe Xhaferaj, Nj. Adm Topojan Bashkia Kukës. Nj ,Adm Lekbibaj, Bujan, Llugaj , Bytyç, Fierzë, Margegaj dhe Tropojë, Bashkia Tropojë.Fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan dhe Kosturr Nj Adm Golaj, Bashkia Has.