Vota e emigrantëve, Meta: Do jetë objekt përplasjeje edhe pas zgjedhjeve
Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta në një intervistë në Ora Neës u shpreh se data e zgjedhjeve është me rëndësi për angazhim gjatë fushatës.
Meta: Data e zgjedhjeve është e përfshirë si një aspekt i proceseve zgjedhore në Shqipëri është e përcaktuar si periudhë zgjedhore në kodin Zgjedhor.
Natyrisht që ka rëndësinë e vet përsa i përket pjesës se si do të angazhohen subjektet garuese në zgjedhje dhe si do të komunikojnë me votuesit.
Ai që e dekreton datën e zgjedhjeve është institucioni i presidencës.
Në të gjitha këto proceset e fundit zgjedhore ne kemi parë që është krijuar një lloj tradite nga institucioni i presidencës që të ketë një lloj konsultimi që për të kuptuar se sa gati janë partitë politike dhe për të patur një komunikim të përbashkët institucional midis partive dhe presidencës.
