KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Publikohet tjetër VIDEO e vrasjes së Klaudio Prendit

“Ora News” ka siguruar një tjetër video të vrasjes së Klaudio Prendit, ku kësaj radhe pamjet e ekzekutimit janë të qartë.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Edison Vatnikaj dallohet qartë momenti kur 30-vjeçari hipën në makinën e tij dhe menjëherë i afrohet autovetura e autorëve nga e cila qëllohet drejtpërdrejt ndaj Prendit.

Mësohet se 7 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, 5 nga të cilat i kanë kapur në makinë dhe 3 plumba kanë prekur në trupin e Klaudio Prendit.