Kalaja: Fakti që Gonxhja ka ardhur në Tiranë si Drejtues Politik, tregon se Veliaj e ka shumë të shpejtë

Aktivistja dhe Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka reaguar lidhur me lajmin se kryebashkiaku Erion Veliaj, mund të arrestohet në ditët në vijim, pasi Blendi Goxhe është thirrur nga Edi Rama, për të qenë drejtues politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliun me arsyetimin se Tirana është qark i madh dhe ka nevojë për më shumë drejtues.

Përmes rrjeteve sociale, Kalaja thekson se fakti që Rama ka hequr Blendi Gonxhen nga Dibra si Drejtues Politik dhe e ka futur në Tiranë, tregon se Veliaj e ka shumë të shpejtë.

“Fakti që sot, i biri i Kristaqit dhe vëllai i Olsit të Xibrakës, ka hequr Blendi Gonxhen nga Dibra si Drejtues Politik dhe e ka futur në Tiranë, tregon se Veliaj e ka shumë të shpejtë.

Jo më kot i dha dhe “Kulturën”. Ja kshu-kshu”, theksoi Kalaja.