“Nuk mori parasysh kontrollin tatimor të klubit Tirana”, Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë ndaj Refik Halilit

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për akuzën e fshehjes së të ardhurave të ngritur ndaj Presidentit dhe administratorit të klubit “KF TIRANA”, Refik Halili.

Në seancën paraprake, u konstatua se organi i Akuzës nuk ka marrë parasysh një kontroll dhe audit të thelluar të Tatimeve në vitin 2021, ku klubi i Tiranës rezulton se nuk ka asnjë detyrim financiar dhe nuk ka asnjë shkelje gjatë viteve të pretenduara nga prokuroria.

Kështu, gjykata i ka kthyer dosjen Prokurorisë për të kryer veprime të tjera shtesë dhe marrë parasysh kontrollin tatimor ku klubi del pa detyrime.