30 dëshmitarë te “Plumbi i Artë”, në krye të listës Talo Çela. Nuredin Dumani “pas derës” për të dëshmuar
Në seancën për grupin kriminal të operacionit “Plumbi i Artë”, në GJKKO, u parashtruan kërkesat e palëve.
Avokati Sokol Hazizaj që mbron të pandehurin Gentian Sharra, kërkoi marrjen e dëshmive të 30 personave, e cila u pranua nga togat e zeza.
Në krye të listët përmendet emri i të shumëkërkuarit të drejtësisë Talo Çela, i cili këtë të enjte edhe u dënua me 18 vite burg në mungesë për grabitjen e Rinasit.
Lista e dëshmitarëve vijon me emrin e një sërë personazheve të botës së krimit si Nuredin Dumani, i vëllai Dashnor Dumani, Renato Dragoti, Ilirjan Feçi etj.
Bie në sy se në listën shumëemërore, janë 9 gra, të lidhje e afërt me personat pjesë e dosjes, në radhët e autorëve të disa krimeve apo familjarëve të viktimave.
Seanca e radhës u la më 26 nëntor në orën 09:00, teksa në këtë seancë do të dëshmojë Nuredin Dumani. Në disa seanca me radhë, dëshmia e këtij të fundit është shtyrë pavarësisht se ka marrë pjesë në gjyq.
