Protestuesit hedhin bojë të kuqe para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrës në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, shoqërinë, por edhe për 14-vjeçarin e vrarë, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri.

Adoleshenti Martin Cani u vra pranë shkollës Fan Noli pas një sherri me bashkëmoshatarë, teksa ngjarja ka ngritur një shqetësim të madh lidhur me dhunën tek të rinjtë.