Adoleshentë vr*sës, Halimi: Prindërit janë shkëputur nga fëmijët e tyre. Në shkolla fëmijët nuk ndihen të sigurtë
Ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë pak ditë më parë, ku pas një sherri të nisur për motive banale u vra me thikë 14 vjeçari Martin Cani, për psikologen Arbjola Halimi në studion e lajmeve në “Ora Neës” u shpreh se këto fenomene lidhen me modelet që të rinjtë e sotëm ndjekin në moshën e tyre.
“Vlera e sotme është kjo, që ti të sillesh në një mënyrë antisociale, që ti të jesh i pushtetshëm duke kryer veprime dominimi përmes sulmeve, pavarësisht se kë dëmton. Dhe atëherë sigurisht një masë e madhe e të rinjve të ndjekin.
Dhe ne kemi komunikime më të drejtëpërdrejta me fëmijët më shumë se proindërit e tyre.
Kemi dhe një fenomen që ndiqet nga prindërit, ku nuk e kuptoj se pse i kemi vënë fëmijët në një garë që fëmijët e tyre të jenë perfektë në fusha të caktuara.
Kjo nuk shërben, pasi shkakton nervozizëm tek fëmija, i cili më pas ndërmerr akte dhune apo për t’u përfshirë pastaj në konflikte të tjera.
Përfitoj nga rasti të ngushëlloj familjen e të ndjerit, por ky rast duhet të na shërbejë për të nxitur sensibilizimin e duhur.
Kam vënë re se fëmijët sot nëpër shkolla nuk po ndihen më të sigurtë dhe nuk janë të sigurtë”, u shpreh ndër të tjera, psikologia Arbjola Halimi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PSIKOLOGEN ARBJOLA HALIMI

