Ngjarja jashtë shkollës “Fan Noli”, Manja: Institucionet të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi sot për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë.

Manja u shpreh thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e jetës së një 14 –vjeçari.

“Thellësisht i tronditur nga humbja tragjike e një të mituri nga një konflikt mes moshatarësh”, theksoi Manja.

Ministri shprehu, ngushëllimet më të sinqerta për familjen në këtë dhimbje të paimagjinueshme.

Gjithashtu ai i bëri thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi.

“I bëj thirrje institucioneve të zbardhin rrethanat me urgjencë dhe drejtësi. Si Ministër i Drejtësisë, mbështes çdo masë ligjore për një mjedis më të sigurt për fëmijët tanë në shkolla”, tha ai.