Projektbuxheti në Kuvend/ Balluku: Projekt ambicioz, sjell një ekonomi të qëndrueshme

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se me buxhetin e vitit 2025, do të nisin, por edhe përfundojnë projekte ambicioze në infrastrukturë.

Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh se këto projekte do të sjellin një ekonomi të qëndrueshme.

“Tashmë, ne jemi në fazën e re të implementimit të projekteve strategjike.

Këto projekte zhvillimore janë të mirëhartuara, të ndërlidhura me njëri-tjetrin.

Korridori 8 dhe korridori blu, me një mbështetje, nuk janë thjesht autostrada të shpejtësisë së lartë, por edhe lidhëse.

Kemi zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, parashikohet ndërtimi i segmentit nga Bypass i Elbasanit në Lekaj të Rrogozhinës.

Pjesë e këtij buxheti është edhe Bypass i Elbasanit, ashtu siç është edhe Bypass i Tiranës.

Pjesë e korridorit 8 janë edhe linjat e intekonjeksionit.

Së shpejti do të çelim garën për aksin Milot-Balldren, kemi duke përfunduar negociatat për 3 akse të tjera”, theksoi ajo.