Gonxhja: Buxheti për MEK arrin 56 miliardë dollarë, 12% më shumë se 2024

Ministri Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në Kuvend, ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, për ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Për vitin 2025, Gonxhja bëri me dije se tavani buxhetor për MEKI-t planifikohet të arrijë në 56 miliardë lekë ose 12,5% më shumë se në vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij Gonxhja nënvizoi se objektivat kryesore janë rritja ekonomike e qëndrueshme, përmirësimin e klimës së biznesit, ndërtimin e një modeli të ri të miradministrimit të kulturës e trashëgimisë, stimulimi i mëtejshëm i inovacionit, rritja e aksesit në arsimin e mesëm profesional, financimi i politikave për strehim social.

Sipas ministrit, fondet më të larta për investime janë alokuar për projektet e kulturës, art dhe trashëgimi dhe ato të arsimit të mesëm profesional. Gonxhja u ndal edhe tek bonusi i pensionistëve për fundvitin.

“Kryeministri dha lajmin e mirë për 724 935 pensionistët të cilët do të 511 173 pensionistë marrin bonusin 15 mijë lekë,  dhe 213 760 përfitojnë bonusin prej 10 mijë lekë, përfshirë edhe ata 65 763 pensionistë invalid, si dhe 44 561 pensione familjare gra e burra të ve e fëmijë jetim si dhe 2 900 pensionet e parakohshme të ushtarakëve”- u shpreh Gonxhja.

Ministri u ndal edhe tek skema e re e pensioneve si dhe për përmirësimin e ISSH-së.

“Në 2025-2027 do të vazhdojmë implementimin e një reformë të pensioneve dhe përmirësimin e eficenës së ISSH,  gjithashtu dhe zhvillimin e idesë, shtyllës dhe të një fondi të veçantë për pensionet për tu investuar për përftime të tjera në trajtën e interesave dhe të ardhurave në mënyrë që të përdoren në vijimësisë gjatë vitit që vjen për pensionistët.

Përsosja e menaxhimit të skemës së sigurimeve shoqërore sidomos, për mbledhjen së te ardhurave kontributeve, vendosja e personave të siguruar, modernizimi sisteme shtesë për ISSH”- tha Gonxhja.

Ministri bëri me dije se do të vijojë indeksimi i saktë dhe i drejtë për të gjitha kategoritë.