Ndeshja me Ukrainën, kapiteni Ismajli: Futemi në fushë vetëm për fitore, tifozët janë arma jonë e fortë
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit të Nation League kundër Ukrainës, u shfaq Ardian Ismajli, në rolin e kapitenit të skuadrës.
“E dimë që është e vështirë, nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultati i Çekisë me Gjeorgjinë.
Ne do të futemi vetëm për fitore dhe të presim të kemi edhe pak fat.”
E ardhja tek Juventusi? "Unë jam këtu në kombëtare dhe dëshiroj të flas vetëm për ndeshjet e kombëtares. Për të ardhmen time të presim janarit dhe të shohim se çarë do të bëhet".
Dovbyk: “Kundërshtar të lehtë nuk ka sidomos në Serinë A ku sulmuesit janë të fortë dhe të shpejtë.
E dimë kualitetin e atij djali, or nuk e kemi frikë,. Ne ndeshjet e fundit kemi bërë mirë sidomos në mbrojtje. Shpresoj të bëjmë më të mirën.”
Air Albania: “Stadiumi ynë është si fortesë, kemi pësuar vetëm një gol. Është avantazh i madh për ne, e pamë edhe në ndeshjen e së shtunës se çfarë përkrahje kemi pasur.
Do ta kemi edhe kundër Ukrainës, madje edhemë shumë.”
Tjetër gol me Ukrainën? “E rëndësishme është fitorja, nëse do të kem mundësi pse jo, të shënoj. Mjafton të kem mundësinë për të shënuar.”
