Lara Colturi nuk e mbyll dot zbritjen e dytë në sllallom në Levi të Finlandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 11:28
Në pistën e Levit, në Finlandë, u zhvillua gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Kupën e Botës në ski.
Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja 18-vjeçare shqiptare, Lara Colturi.
Ajo bëri një paraqitje të mirë në zbritjen e parë, ku dha kohën 54”53 dhe avancoi mes skiatoreve më të mira, që vijuan garën.
Gjithsesi, Colturi nuk arriti ta mbyllte zbritjen e dytë, duke mos dhënë dot një kohë të përgjithshme.
Kjo ishte gara e dytë sezonale për Lara Colturin, pas asaj në Soelden (sllallomi gjigant), ku u rendit në vendin e 16-të dhe grumbulloi 15 pikë në Kupën e Botës. Ajo vijon përgatitjen për sfidën e radhës.