Reijnders, për të ardhmen: E shoh veten te Milani deri 30 vjeç
Ndër protagonistët pozitivë të Milanit në këtë pjesë të parë të sezonit është Tijjani Reijnders. Mesfushori holandez foli nga grumbullimi i kombëtares, duke prekur edhe temës e së ardhmes.
Reijnders ka një kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028, por nuk përjashton zgjatjen e bashkëpunimit.
Mesfushori deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Milani për shumë vite, sepse është i kënaqur me vendin ku ndodhet.
Edhe pse renditja nuk është më e mira për Milanin pas disa gabimeve të shumta në Serinë A, Reijnders nuk dëshiron të dorëzohet në garën për titullin kampion:
"Ne duhet të përmirësohemi në ligë. Unë jam i sigurt për ndeshjen kundër Juventusit, nuk mendoj se është vonë për “Scudetton”.
Reijnders bëri edhe një bilanc të rrugës evropiane, të cilën Milani e kapitalizoi falë fitores ndaj Realit të Madridit.
Kuqezinjtë e gjejnë veten me gjashtë pikë në klasifikim dhe me një kalendar favorizues:
“Në Champions League, fati është në duart tona, ne duam të përfundojmë në tetëshen e parë për të shkuar direkt në fazën e 1/8-ave”.
Sa i përket së ardhmes, holandezi foli pa hezitim:
"Rinovimi i kontratës? Jemi duke e diskutuar, por nuk mund të them më shumë.
Derisa të bëhem rreth 30 vjeç, e shoh veten ende te Milani, është një nga klubet më të mira në botë dhe është nder të luaj për këtë skuadër.
Veshja e fanellës me numrin 14 të Cruijff është shumë e veçantë dhe jam i lumtur në Milano”.
