Holanda e kualifikuar, Koeman nuk rrezikon me De Jongun, mesfushori kthehet te Barça

Me Frenkie de Jong duhet bërë shumë kujdes. Mesfushori holandez ende nuk është njëqind për qind gati fizikisht dhe duhet të ketë minutash të kontrolluar në ndeshje.

Për këtë arsye, trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka vendosur ta lërë të lirë duke mos e pasur në dispozicio për ndeshjen e kësaj të hëne në Bosnjë.

Është e panevojshme të rrezikohet në ndeshjen e fundit, kur kualifikimi për në fazën çerekfinale të Nations League është siguruar. Virgil van Dijk, qendërmbrojtës i Liverpool, gjithashtu është lënë i lirë.

Frenkie de Jong do të kthehet në Barcelonë, ku mjekët e klubit të Barçës planifikojnë të shohin lojtarin dhe të kontrollojnë gjendjen e kyçit të këmbës së tij.

Lojtari ka shpjeguar tashmë se për një periudhë të gjatë kohore do të duhet të kujdeset për atë zonë të trupit pas çdo ndeshjeje.

Kundër Hungarisë ai luajti 68 minuta dhe pranoi se ende duhet të jetë në maksimumin e tij. “Zakonisht kam pasur ndjenjën e kthimit në nivelin tim shumë shpejt pas një dëmtimi.

Kjo është ndryshe tani, kam më shumë pasoja.  Është ende e ndjeshme në momente të caktuara, por gjithashtu duhet të rifitoj besimin se mund të bëj disa gjëra.

Këtë mund ta arrish vetëm duke luajtur, shpresoj që dhimbja të zhduket vetë.

Më duhet vetëm të luaj dhe të stërvitem. Kështu që shpresoj të jem në formë dhe të ndihem më mirë. Forma do të kthehet natyrshëm”, tha mesfushori.

Me rikthimin e tij në Barcelonë, De Jong do të ketë kohë të pushojë dhe të përgatitet për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Celta Vigos, në “Balaídos”, pa sforcim të tepruar fizik.

Hansi Flick nuk duhet ta ketë problem të llogarisë mesfushorin holandez, i cili në ndeshjen e fundit para pushimit ndaj Real Sociedadit u largua nga fusha në pjesën e dytë pasi mori një goditje në kyçin e këmbës dhe në kockë.