"Sylvinho duhet të bëhet një çik shqiptar, një çik me trimëri", Ruci: Duhet t’i "vërë gjoksin" ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2024, 22:28
Në “Ora Sport”, ish-futbollisti Vasil Ruçi tha se Sylvinho duhet të bëhet një cikë më shumë shqiptar, duhet t’i vendosë gjoksin ndeshjes.
Ruçi: Sylvinho duhet të bëhet një cikë më shumë shqiptar, duhet t’i vendosë gjoksin ndeshjes. Kjo ishte një ndeshje që nuk na duhej barazimi. Edhe nëse do të fitojmë, pretendoj se ndeshja e këtij trajneri do të na japë një shtysë që të kualifikohemi më tutje.
Nëse është një njeri që nuk ka guxim aq të madh dhe të barazojë ndeshjen, për karrierën tij, kjo gjë do të ishte një gjë shumë e dëmshme për ekipin tonë kombëtar.