Makina përplas këmbësorin në qendër të Elbasanit
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.
Ngjarja ndodhi në rrugën pranë Drejtorisë së Tatim-Taksave ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka pësuar dëmtime të rënda.
Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Policia ndodhet në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në bulevardin "Qemal Stafa", vendi i quajtur "Tatimet", automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin Sh. Ll., 54 vjeç, këmbësor. 54-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin K. Sh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


