NGJARJA E 2013-ës - Kush është Baki Huqi që u arrestua në operacionin antidrogë me urdhër të SPAK-ut?
Baki Huqi, 43 vjeç, njëri prej të arrestuarve në operacionin e SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës, rezulton të jetë arrestuar më herët.
Në 8 shtatot të vitit 2013 Huqi u arrestua për vrasjen e Festim Lemjas, bashkë me dy persona të tjerë. Gjithashtu, rezulton i dënuar edhe para vitit 2013.
NGJARJA E 2013-ës

Vrasja e Festim Lemjas e ndodhur pas një sherri për femra, kdo të çonte në pranga dy persona. Në atë kohë u arrestuan Alfred Gjoka, 31 vjeç, banues në fshatin Manëz dhe Baki Huqi, 43 vjeç, banues në Xhafzotaj, i dënuar më parë. Gjithashtu policia bëri shpalljen në kërkim të 33-vjeçarit, Erian Muharremi, banues në fshatin Koçuk, Durrës.

Nga puna dokumentuese e kryer nga policia, është arritur të provohet se tre personat në fjalë ishin bashkautorë të dyshuar në vrasjen e 27-vjeçarit Festim Lemja, banor i fshatit Hamallaj, vrasje kjo e realizuar me armë zjarri rreth orës 22.00 të datës 8 shtator në fshatin Radë.
Sipas të dhënave një zënkë për femra ka shkaktuar një sherr banal mes dy grupe të rinjsh, që më pas ka degjeneruar në vrasjen e 27-vjeçarit Lemja, banor i zonës së Hamallajt në Durrës.
Mësohet se konflikti ka nisur mes të rinjve në diskotekën e zonës, dhe më pas sherri mes tyre është zhvendosur rreth 30 metra jashtë klubit të natës. Policia tha se mes dy grupeve të të rinjve ka pasur shkëmbim me armë zjarri, pasi hetuesit kanë gjetur 2 lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes.
OPERACIONI ANTIDROGË
SPAK njoftoi sot se ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës me qëllim shitjen në tregun europian. 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latine, kolumbian dhe nga Venezuela.
GJATË KËTIJ OPERACIONI U ARRESTUAN:

Shtetas shqiptar:
Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian


