Kampusi francez në Tiranë/ Manastirliu: U mundëson studentëve të studiojnë në degët e inxhinierisë kompjuterike dhe elektronikës me standarde europiane
Studentët e universitetit politeknik në tiranë do të kenë mundësi që të marrin diplomë shqiptare por njëkohësisht edhe atë franceze. Ministrja, Ogerta Manastirliu ka nënshkruar në paris marrëveshjen për hapjen e kampusit të Universitetit të teknolojisë kryeqytetin shqiptar.
Fillimisht projekti do të nisë me programet bachelor.
“Në kuadër të marrvëshjeve mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Francës dhe punës intensive të ekipeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, UPT dhe UTC, marrëveshja e sapo firmosur mundëson hapjen e programeve të studimeve të ciklit të parë (Bachelor) në Universitetin Politeknik të Tiranës, duke i mundësuar studentëve shqiptarë dhe të huaj të studiojnë në degët e inxhinierisë kompjuterike dhe elektronikës me standarde europiane, me diplome dyfishe”.
Presidentja e UTC, Prof. Claire Rossi theksoi se do të punohet për të arritur më të mirën mes dy universiteteve
“Ky bashkëpunim është në frymën e miqësisë që lidh dy vendet tona. Urojmë që së shpejti të hapim Kampusin e UTC në Tiranë, në bashkëpunim me UPT, për të sjellë më të mirën e dy modeleve tona, për të formuar studentë sa më të aftë që i përgjigjen sfidave të kohës”.
Gjatë vizitës delegacioni shqiptar vizitoi laboratorët e kërkimit shkencor dhe platformat me të reja teknologjike të robotikës dhe makinave inteligjente të zhvilluara në Qendrën e Inovacionit të Universitetit të Teknologjisë së Compiegne
