Operacioni antidrogë/ Raportohet për mbi 8 persona të arrestuar në Tiranë dhe rrethe

Mbi 8 persona raportohet se janë të arrestuar nga operacioni antidrogë në Tiranë dhe disa rrethe. 

Ndërkohë në kryeqytet është zbuluar një laborator droge për të cilin është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë. Në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës.

Gjithsesi ende nuk janë dhënë detaje zyrtare lidhur me këtë operacion. Por nga ana tjetër, bëhet me dije se ky operacion vijon edhe në qytete të tjera, si në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina.