PAMJE/ Qindra shqiptarë i janë drejtuar Tiranës, ndeshja Shqipëri-Çeki shkakton fluks në Qafë Thanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 11:42
Ndeshja Shqipëri-Çeki shkakton fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me qindra shqiptarë kryesisht nga Tetova, Struga, Kumanova i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare.
Tifozët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë ndër më besnikët e kombëtares pasi në çdo ndeshje të saj ata e ndjekin dhe mbështesin atë si kombëtaren e zemrës.
