Kokaina vinte nga Amerika Latine/ Gjenden pajisje përpunimi droge në Tiranë dhe Qerekë, u përdoren kimistë të huaj

Një meganizëm profesional i përpunimit të lëndës narkotike u zbulua në Qerekë e po ashtu një ambjet në zonën e Kodrës së Diellit 2, ku dyshohet se shërbënte si strehe per kokainën.

Operacioni i SPAK dhe i policisë zbuluan se droga ka qene në forme likuidi, e cila ka përberje në formë lëngu.

Për nxjerrjen e drogës dyshohet se u përdoren kimistë të huaj.

Ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar, ata janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.

Kokaina e cila përpunohej në kryeqytet dhe zona të tjera si Durrës dhe Qerekë të Niklës dyshohet se vinte nga Amerika Latine.

Sipas burimeve, janë të paktën 10 masa sigurie ku 7 prej tyre jane ekzekutuar.