“Viktima” e radhës e Gerard Lopez/ Presidenti i Boavistas po e dërgon klubin drejt falimentimit
Skuadra e njohur portugeze, Boavista po shkon drejt falimentimit për shkak të borxheve të shumta. Kjo për shkak të Presidentit të saj, i cili është një emër problematik në botën e futbollit, si Gerard Lopez. Më herët, ai ka dërguar drejt falimentimit edhe 3 klube të tjera.
Pas falimentimit të klubit belg Mouscron, borxhit prej 120 milionë eurosh që i la Lille-s në Francë dhe së fundmi, rënies së Bordeaux në kategoritë e ulëta franceze, biznesmeni dhe investitori Gerard Lopez është gati të korrë një viktimë të re për shkak të menaxhimit fatkeq sportiv.
Bëhet fjalë për klubit portugez të Boavista-s. Skuadra aktualisht drejtohet nga italiani Cristiano Bacci dhe renditet në vendin e 14-të, në elitën portugeze. Por duket se klubi eshte pranë falimentimit dhe likuiditetit.
Gérard López është një biznesmen luksemburgo-spanjollas aktiv në teknologji, në energji dhe sport.
Ai ka qenë gjithashtu pronar i klubit francez të Bordeaux dhe që prej vitit 2021 President i klubit portugez Boavista.
Sakaq, Lopez ka qenë edhe President i ekipit Lotus në Formula 1, përgjatë viteve 2009 deri në 2015.
Ndërkohë, është vetë klubi portugez që lëshoi një deklaratë zyrtare në lidhje me situatë e rëndë ekonomike që po kalon aktualisht.
Bordi Drejtues i Boavista-s informon se është njoftuar nga Gjykata Ekonomike për urdhrin e pranimit të Procesit Special të Rivitalizimit, e cila do të ndiqet nga procedurat e nevojshme ligjore që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm.
E vërteta është se, pa miratimin e masave rigoroze dhe të jashtëzakonshme, alternativa e vetme do të ishte paraqitja e një kërkese falimentimi, e cila do të përfundonte me likuidimin e pashmangshëm, duke frustruar kështu pritshmëritë legjitime të të gjithëve dhe rikuperimin e borxheve nga kreditorët.
Për këtë bord drejtues, skenari aktual i degradimit ekonomik dhe financiar është i padiskutueshëm, i rënduar nga një ngarkesë thuajse e përditshme procesesh përmbarimore dhe si pasojë e sekuestrimeve nga kreditorët, plotësisht i kuptueshëm, por absolutisht që pengon veprimtarinë e rregullt të Shoqërisë.
Këshilli beson se nuk ka alternativë tjetër përveç paraqitjes së një ankandi për të shpëtuar klubin. Ky proces tashmë ka nisur zyrtarisht, thuhet në deklaratën e klubit.


